Ndërhyrje në 11 rrugë të Prishtinës nga KRU Prishtina, pritet të ketë

0%

KRU “Prishtina” ka njoftuar se ekipet e mirëmbajtjes kanë nisur punën që në orët e para të mëngjesit, duke vazhduar ndërhyrjet në disa pjesë të qytetit me synim përmirësimin e infrastrukturës rrugore dhe krijimin e kushteve më të mira për qytetarët.

Sipas njoftimit, gjatë ditës së sotme do të realizohen punime në këto lokacione: Rruga “Arbnor & Astrit Dehari”, Rruga “C”, Rruga “Bajram Bahtiri”, Rruga “Bledit”, Rruga “Gjon Sereçi”, Rruga “Bajram Kelmendi”, Rruga “Mesi Prishtinase”, Rruga “Selami Musai”, Rruga “Shyqeri Kushevica”, Rruga “Kaçanikut”, Rruga “Emrush Miftari”.

Komuna ka bërë të ditur se këto ndërhyrje janë pjesë e aktiviteteve të rregullta të mirëmbajtjes, me qëllim përmirësimin e kushteve të qarkullimit dhe funksionalitetit të infrastrukturës rrugore. Autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve për mirëkuptim gjatë zhvillimit të punimeve, duke theksuar se çdo ndërhyrje kontribuon në një qytet më të sigurt, më të pastër dhe më funksional.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Telegrafi