Shkurte Fejza marton vajzën, Agnesa kurorëzon dashurinë

0%

Familja e artistes së njohur, Shkurte Fejza, ka festuar një nga momentet më të veçanta, pasi vajza e saj, Agnesa Behluli, ka kurorëzuar dashurinë me Lauratin. Lajmi është bërë i ditur edhe nga Ramush Haradinaj, i cili përmes një postimi në Facebook ka treguar se së bashku me bashkëshorten Anitën, bacën Rifat dhe miq të shumtë, kanë qenë pjesë e këtij gëzimi familjar.

“Sonte me Anitën, bacën Rifat e shumë miq ndamë momente të bukura në gazmendin e familjeve Behluli dhe Shatri. Agnesa, vajza e miqve të mi, Hajrushit dhe Shkurtes, lidhi fatin e jetës me Lauratin. Çiftit të ri i uroj nga zemra jetë të lumtur, të mbushur me dashuri dhe mbarësi gjatë gjithë jetës. Urime familjeve Behluli dhe Shatri për këtë gëzim të madh!”, ka shkruar Haradinaj.

Në mesin e të ftuarve në dasmën që mblodhi familjarë, miq dhe figura të njohura, është parë edhe këngëtarja Remzie Osmani.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot