Pochettino lavdëron SHBA-në pas fitores ndaj Australisë: Ishte një ndeshje fantastike

0%

Përzgjedhësi i Kombëtares së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Mauricio Pochettino, ka mbetur shumë i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij pas fitores 2-0 ndaj Australisë, rezultat që siguroi kualifikimin në fazën e eliminimit direkt të Kupës së Botës 2026.

Pas ndeshjes, tekniku argjentinas foli për FOX Sports, duke vlerësuar nivelin e treguar nga lojtarët e tij dhe vështirësinë që paraqiti kundërshtari. “Ishte një ndeshje fantastike”. “Kishim një pjesë të parë shumë të mirë. Australia është një skuadër shumë e fortë. Që kur u hodh shorti në dhjetor, mendova se kjo do të ishte një përballje shumë e vështirë”.

“Ishte një ndeshje jashtëzakonisht e fortë, por mënyra se si luajtëm ishte e mrekullueshme”, shtoi ai. Gjatë takimit, tifozët amerikanë brohorisnin emrin e trajnerit, ndërsa Pochettino nuk i kurseu fjalët e mira as për atmosferën e krijuar në stadium. “Kemi tifozë të mrekullueshëm dhe mendoj se jemi në të njëjtin nivel me Argjentinën”. “Janë të jashtëzakonshëm.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Jam shumë i lumtur për ta”, u shpreh ai. Me këtë fitore, SHBA-ja vazhdon ecurinë perfekte në fazën e grupeve, duke regjistruar dy fitore radhazi dhe duke siguruar kualifikimin e hershëm në fazën e 32 më të mirëve të Kupës së Botës./ Telegrafi

Burimi: Telegrafi