Kyeqytetasit marrin vendimin për ish-kampionin e Superiores

0%

Aldo Teqja do të vijë të mbetet pjesë e Dinamos. Vendimi është marrë nga ana e klubit kryeqytetasit të cilët e kanë zyrtarizuar përmes një postimi në rrjetet sociale. Gardiani i portës ka rinovuar për dy sezonet e ardhshme, pra deri në verën e vitit 2028.

Këtë sezon, Teqja ishte prezent në fushën e lojës në 50 ndeshje, duke konfirmuar edhe faktin pse trajneri Ilir Daja e ka të pazëvendësueshëm në pozicionin e fiksuar si titullar. Më herët, 31-vjeçari ka qenë pjesë edhe e Partizanit dhe Skënderbeut, skuadra me të cilat është shpallur kampion në Superiore.

Po ashtu, përvojat e tij përfshijnë atë me Kukësin, Dinamon U-19, Bylisin dhe Flamurtarin. NJOFTIMI: “Vazhdojmë bashkë Aldo Teqja do të mbrojë sërish portën dinamovite, pasi ka rinovuar kontratën me klubin tonë edhe për dy vitet e ardhshme.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Presidenti Adrian Bardhi dhe klubi kanë vlerësuar paraqitjet dhe impenjimin e portierit, ndaj dhe kanë vendosur t’i besojnë atij, duke e vazhduar bashkëpunimin për më tej. Besojmë fort se Aldo, me eksperiencën që ka, do ta ndihmojë skuadrën dinamovite si në sfidat e afërta europiane, ashtu edhe gjatë sezonit të ardhshëm.”

Burimi: Bota Sot