Teksa Japonia përgatitet për ndeshjen e dytë në Kampionatin Botëror kundër Tunizisë, një skenë jashtë fushës ka tërhequr vëmendjen e opinionit futbolldashës dhe është bërë shpejt hit në rrjetet sociale. Në qendër të vëmendjes ishin selektori i Japonisë, Hajime Moriyasu, dhe kapiteni i Anglisë, Harry Kane.
Pas një bisede të shkurtër, Moriyasu i kërkoi sulmuesit të të realizonin një selfie së bashku. Kane e pranoi menjëherë kërkesën, ndërsa i gjithë momenti u regjistrua. Kjo mori reagime pozitive nga tifozë të shumtë në mbarë botën, të cilët u kënaqën me gjestin miqësor mes dy figurave të njohura të futbollit.
Ndërkohë, Japonia do të përballet me Tunizinë të dielën nga ora , pasi në ndeshjen hapëse të Botërorit barazoi 2:2 me Holandën.
