Protestuesit vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës, me thirrjet “Shqipëria kërkon revolucion”, “Rama në burg, Berisha në burg”, ”Rama jepe dorëheqjen”. Më mijëra marshojnë në rrugët e kryeqytetit, të vendosur dhe me rezistencë deri në plotësimin e kërkesave të tyre. Një protestë ndryshe nga ditët e tjera.
Revolta nisi organizimin që në orën e para të mëngjesit, me protestën që u zhvillua para Kuvendit, në orën . Protestë e cila u shoqërua me tensione e përplasje, pas nisjes së seancës plenare në Kuvend. Qytetarët hodhën vezë në drejtim të deputetëve, ndërsa u hodh edhe gaz lotsjellës nga policia. Ndërkohë disa protestues u shoqërua në komisariate. Protesta zgjati deri pas orën .
Megjithatë pavarësisht revoltës në orët e paradites, protesta e paralajmëruar në orën u zhvillua si çdo ditë me organizimin në sheshin Skënderbej, dhe marshimin drejt Kryeministrisë. Pas fjalimeve para Kryeministrisë, ku qytetarët kërkuan dorëheqjen e Ramës dhe i bënë thirrje SPAK të arrestojnë kryeministrin, vijoi marshimi në rrugët e kryeministrit.
