Mbappe rendit gjashtë futbollistët më të mëdhenj në historinë e Kupës

0%

Kylian Mbappe ka zbuluar renditjen e tij personale të futbollistëve më të mëdhenj në historinë e Kupës së Botës, duke vendosur Pelé në vendin e parë, përpara Lionel Messi.

Sulmuesi francez, i cili në Botërorin 2026 u bë golashënuesi më i mirë në historinë e turneut me 22 gola, mori pjesë në një sfidë të organizuar nga YouTuberi Fiago, ku duhej të rendiste gjashtë legjenda të Kupës së Botës pa e ditur paraprakisht emrin e radhës që do t’i shfaqej.

“Në Kupën e Botës kam bërë më shumë se Platini” Mbappe e vendosi në vendin e gjashtë legjendën franceze Michel Platini, duke argumentuar se ndikimi i tij më i madh ishte në Kampionatin Evropian. Në pozitën e pestë ai renditi veten. “Në Kupën e Botës kam bërë më shumë se Platini”, u shpreh sulmuesi i Real Madridit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Në vendin e katërt u rendit Zinedine Zidane, heroi i Francës në triumfin e Botërorit 1998. Pozita e tretë iu takoi legjendës argjentinase Diego Maradona, i cili udhëhoqi Argjentinën drejt titullit në vitin 1986. Pele përpara Messit Për dy vendet e para, Mbappe zgjodhi dy emrat që konsiderohen gjerësisht si më të mëdhenjtë në historinë e futbollit.

Në vendin e dytë ai renditi Lionel Messin, kampion bote me Argjentinën dhe një nga lojtarët më dominues në historinë e turneut. Megjithatë, në krye të listës francezi vendosi Pelén, i vetmi futbollist që ka fituar tre Kupa Bote (1958, 1962 dhe 1970). Sipas Mbappes, ky sukses unik e bën brazilianin futbollistin më të madh që ka luajtur ndonjëherë në skenën më të madhe të futbollit.

Kylian Mbappé Ranks World Cup Legends!

Burimi: Telegrafi