Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat për qarkullimin në pikat kufitare të Kosovës, ku në disa prej tyre vazhdojnë të regjistrohen pritje të gjata për automjetet. Pika kufitare e Muçibabës mbetet më e ngarkuara, me pritje deri në 90 minuta në hyrje dhe 60 minuta në dalje. Kolona në hyrje arrin në 1.500 metra, ndërsa në dalje rreth 1.000 metra.
Pritje të gjata ka edhe te Dheu i Bardhë, ku qytetarët presin deri në 90 minuta për të hyrë në Kosovë dhe rreth 25 minuta në dalje. Kolona në hyrje është rreth 200 metra. Në Jarinjë, pritjet në hyrje variojnë nga 45 deri në 60 minuta, ndërsa në dalje nga 5 deri në 10 minuta. Ndërkaq, në Han të Elezit pritjet janë rreth 15 minuta në të dy drejtimet, me kolona prej rreth 100 metrash.
Në pikat e tjera kufitare, si Bërnjak, Kullë, Merdarë, Mutivodë, Qafë e Morinës, Qafë e Prushit, Stançiq dhe Vërmicë, qarkullimi zhvillohet pa pritje të gjata, me kohë pritjeje nga 2 deri në 10 minuta. Kamionët, sipas të dhënave të publikuara, nuk po përballen me pritje të konsiderueshme në asnjërën prej pikave kufitare. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
