Trump: Arabia Saudite duhet ta njohë Izraelin për marrëveshjen

0%

Nga: BBC Shpërndaje në: “Marrëveshja për Energjinë Bërthamore Civile (nuk do të ketë pasurim të materialit!)… e cila ka të bëjë vetëm me përdorim joushtarak… do të miratohet, por varet tërësisht nga bashkimi i Arabisë Saudite me marrëveshjet shumë të respektuara dhe të suksesshme të Abrahamit”, shkroi Trump në një postim në Truth Social.

Marrëveshja mes Shteteve të Bashkuara dhe Arabisë Saudite për të zhvilluar energji bërthamore është e kushtëzuar në atë që Riadi ta njohë shtetin e Izraelit, ka thënë presidenti amerikan Donald Trump.

“Marrëveshja për Energjinë Bërthamore Civile (nuk do të ketë pasurim të materialit!)… e cila ka të bëjë vetëm me përdorim joushtarak… do të miratohet, por varet tërësisht nga bashkimi i Arabisë Saudite me marrëveshjet shumë të respektuara dhe të suksesshme të Abrahamit”, shkroi Trump në një postim në Truth Social.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Marrëveshjet e Abrahamit, të ndërmjetësuara nga Trumpi, kanë bërë që pesë vende – përfshirë dy shtete arabe – ta njohin Izraelin. Arabia Saudite ka deklaruar më parë se nuk do ta bëjë këtë pa krijimin e një shteti palestinez.

Gjatë mandatit të parë të Trumpit si president i SHBA-së, Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) dhe Bahrejni nënshkruan Marrëveshjet e Abrahamit, duke sjellë një normalizim historik të marrëdhënieve mes Izraelit dhe dy vendeve arabe – i pari në dekada.

Edhe Botë 10 muaj më parë Belgjika do ta njohë shtetin e Palestinës në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së Sudani, Maroku dhe Kazakistani i kanë nënshkruar ato gjithashtu.

Arabia Saudite deri më tani nuk u është përgjigjur komenteve të Trumpit, të cilat vijnë pas kritikave nga ekspertët se marrëveshja e shpallur të mërkurën mund të sjellë rrezikun e përhapjes së ardhshme bërthamore në një rajon tashmë të paqëndrueshëm.

Gjithashtu, nuk ishte menjëherë e qartë nëse kushti për t’iu bashkuar Marrëveshjeve të Abrahamit ishte përcaktuar në tekstin e marrëveshjes bërthamore – e cila ende nuk është publikuar – apo nëse Arabia Saudite kishte rënë dakord me atë kusht. Ndërkohë, Izraeli e mirëpriti deklaratën e Trumpit.

Në një postim në rrjetin social X, Zyra e Kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, tha se bashkimi i Arabisë Saudite me Marrëveshjet e Abrahamit “do të ishte një hap historik përpara për paqen në Lindjen e Mesme”. Deklarata nuk e përmendi marrëveshjen bërthamore.

Megjithatë, ministri izraelit i Ekonomisë, Nir Barkat, kishte deklaruar më parë se vendi i tij “mund ta menaxhojë këtë” nëse Arabia Saudite do të kishte energji bërthamore për qëllime paqësore. Edhe Botë 6 muaj më parë Bota në duart e Trumpit Vetë Izraeli besohet gjerësisht se zotëron armë bërthamore, por ai as nuk e konfirmon dhe as nuk e mohon këtë.

Marrëveshja SHBA – Arabi Saudite përshkruhet si një “marrëveshje për bashkëpunim paqësor bërthamor”, e cila do të sigurojë “qasje të madhe për kompanitë amerikane në programin bërthamor energjetik të Arabisë Saudite”, sipas Departamentit Amerikan të Energjisë.

Çështja bërthamore ka qenë në qendër të konfliktit disamujor mes SHBA-së e Izraelit me Iranin, i cili prej vitesh mohon akuzat perëndimore se synon të sigurojë armë bërthamore.

Princi i Kurorës i Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, sundimtari de facto i vendit, i tha CBS News në vitin 2018 se vendi i tij nuk planifikonte të siguronte armë bërthamore, por se “pa asnjë dyshim, nëse Irani zhvillon një armë bërthamore, ne do të ndjekim të njëjtën rrugë sa më shpejt të jetë e mundur”.

Raportet e mëhershme të mediave amerikane sugjeronin se marrëveshja mund t’i lejonte Arabisë Saudite të pasuronte uranium në të ardhmen – i cili mund të përdoret si lëndë djegëse për centralet elektrike, por edhe potencialisht për prodhimin e bombave bërthamore. Megjithatë, deklaratat e Trumpit duket se e mohojnë këtë.

Edhe Botë 6 muaj më parë “Bordi i Paqes” i Trumpit do të ketë shtrirje globale, por me një njeri të vetëm në krye Marrëveshja tani do t’i dërgohet Kongresit të SHBA-së për shqyrtim.

Disa ligjvënës nga të dy krahët politikë pritet ta kundërshtojnë marrëveshjen, megjithëse Partia Republikane e Trumpit kontrollon si Dhomën e Përfaqësuesve ashtu edhe Senatin, dhe kundërshtarët e marrëveshjes nuk duket se kanë votat e nevojshme për ta bllokuar atë.

Burimi: Koha