Vrasja në Bjeshkën e Strellcit, i dyshuari arrestohet dhe ndalohet

0%

Një person mbeti i vdekur nga të shtënat me armë në Bjeshkët e Strellcit të Deçanit të enjten më . Prokuroria e Pejës ka njoftuar se ka ndaluar një person për 48 orë si të dyshuar për veprat penale – vrasja nga pakujdesia, dhe armëmbajtje pa leje.

Siç bën të ditur Prokuroria, nga veprimet e ndërmarra në vendin e ngjarjes, sigurimi i provave materiale dhe intervistimi i dëshmitarëve okularë, dyshohet se viktima ka humbur jetën si pasojë e pakujdesisë së të dyshuarit, i cili ka shkrepur armën.

“I dyshuari është arrestuar në vendin e ngjarjes dhe, me urdhër të prokurorit të shtetit, është ndaluar për 48 orë, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale “Vrasja nga pakujdesia” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës”- thuhet në njoftim.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Prokuroria e Pejës tha se me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Arma me të cilën dyshohet se është kryer vepra penale është sekuestruar, ndërsa Prokuroria thekson se janë autorizuar edhe veprimet për intervistimin e dëshmitarëve okularë dhe ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të tjera hetimore.

Burimi: Kallxo