Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka bërë thirrje për vetëdijesim rreth HIV-it, duke theksuar rëndësinë e informimit, testimit dhe trajtimit në kohë. Përmes një postimi në Facebook, IKSHPK ka kujtuar se HIV është një infeksion që mund të parandalohet dhe se diagnostikimi i hershëm mundëson trajtim efektiv dhe një jetë të gjatë e cilësore.
“Informohu, testohu dhe mbro veten dhe të tjerët. Bashkë kundër stigmës dhe diskriminimit”, thuhet në mesazhin e institucionit. IKSHPK ka theksuar rëndësinë e luftimit të paragjykimeve ndaj personave që jetojnë me HIV, duke kërkuar më shumë ndërgjegjësim dhe mbështetje për parandalimin dhe menaxhimin e këtij infeksioni. Postim i plotë: HIV është një infeksion që mund të parandalohet.
Diagnostikimi i hershëm dhe trajtimi në kohë mundësojnë një jetë të gjatë dhe cilësore. Informohu, testohu dhe mbro veten dhe të tjerët. Bashkë kundër stigmës dhe diskriminimit.
