E rëndë në Pogradec! U fut për t’u larë në liqen, i moshuari pëson

0%

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e kësaj të enjte në një plazh në hyrje të qytetit të Pogradecit, ku një i moshuar ka pësuar infarkt sapo ka hyrë në ujërat e liqenit. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë dhe ekipet mjekësore, të cilat i kanë dhënë ndihmën e parë të moshuarit.

Ndonëse mjekët kanë tentuar ta rikthejnë në jetë dhe kanë kryer manovrat e reanimimit në përpjekje për t’i shpëtuar jetën, i moshuari nuk ka mundur të mbijetojë. Dyshohet se shkaku i humbjes së jetës është një arrest kardiak, ndërsa ekspertiza mjeko-ligjore pritet të përcaktojë shkakun e saktë të vdekjes.

Policia ka nisur veprimet procedurale për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot