59-vjeçari që dyshohet se u qëllua aksidentalisht nga djali i tij

0%

Gazeta Sinjali ka raportuar sot për një ngjarje të rëndë që ka tronditur sot bjeshkët e fshatit Strellc në Deçan, ku një person humbi jetën në rrethana tragjike, raporton Sinjali. Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se viktima është Shpend Hasanramaj, 59-vjeçar, ndërsa i dyshuari në këtë rast është djali i tij, Erdonit Hasanramaj, 26-vjeçar.

Sipas informacioneve që ka siguruar Sinjali, dyshohet se ngjarja ka ndodhur aksidentalisht gjatë qëndrimit të tyre në bjeshkë. Rrethanat në të cilat arma është shkrepur dhe ka rezultuar fatale për viktimën janë ende objekt i hetimeve. Sinjali ka mësuar se viktima e këtij rasti, Shpend Hasanramaj, kishte një mulli në Strellc të Deçanit.

Për këtë mulli ishte bërë e ditur se, përmes çakallës së mullirit, ai mund t’i ndihmonte fëmijët me probleme në të folur. Për momentin, autoritetet nuk kanë dhënë një version zyrtar lidhur me shkakun e vdekjes, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rastit janë në zhvillim. Sinjali do të raportojë për të gjitha detajet e reja sapo ato të konfirmohen nga burimet zyrtare.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ekskluzive | Vrasja në bjeshkët e Strellcit të Deçanit dyshohet se ishte aksidentale – ky është viktima e familjes Hasanramaj Ekskluzive | Ky është i dyshuari për vrasjen aksidentale të babait në bjeshkët e Strellcit të Deçanit Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com