Pritja e gjatë më në fund ka marrë fund. Federata Franceze e Futbollit (FFF) ka njoftuar se të martën, më 28 korrik, do të mbahet një konferencë për shtyp, gjatë së cilës presidenti Philippe Diallo do të prezantojë zyrtarisht trajnerin e ri të Kombëtares së Francës. Nëse nuk ndodh ndonjë surprizë e minutës së fundit, ai do të jetë Zinedine Zidane.
Konferenca do të zhvillohet në orën në selinë e Federatës Franceze të Futbollit, menjëherë pas mbledhjes së Komitetit Ekzekutiv. Me këtë rast do të marrë fund edhe zyrtarisht epoka e Didier Deschamps, i cili u largua nga posti pas përfundimit të Kupës së Botës 2026.
Zidane e kishte pritur prej vitesh mundësinë për të marrë drejtimin e “Les Bleus”, duke refuzuar oferta të ndryshme nga klube të mëdha, pasi synimi i tij ishte pikërisht bankina e Francës. Ish-trajneri i Real Madridit nuk e ka drejtuar asnjë skuadër që nga largimi nga “Los Blancos” në vitin 2021.
Sipas mediave franceze, Zidane do ta nisë zyrtarisht detyrën më 1 shtator, ndërsa debutimi i tij në stolin e Francës pritet të jetë më 25 shtator në ndeshjen e Ligës së Kombeve ndaj Turqisë. Kontrata e tij me Federatën Franceze pritet të jetë e vlefshme deri në Kupën e Botës 2030.
