Dyshohet se abuzoi seksualisht me 27-vjeçaren me probleme të

0%

Një 42-vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia e Lushnjës, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 27-vjeçare me probleme të shëndetit mendor. Sipas policisë, e reja është paraqitur në Komisariatin e Lushnjës së bashku me dy familjarë dhe, në prani të psikologut, ka kallëzuar ngjarjen e ndodhur më .

Pas veprimeve hetimore, policia ka shpallur në kërkim shtetasin Saimir Meçani, 42 vjeç, banues në Lushnjë, i dyshuar për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”. Në vijim të hetimeve, policia ka arrestuar në flagrancë edhe Demir Ymerin, 32 vjeç, vëllai i 27-vjeçares.

Ai dyshohet se, gjatë kohës që motra e tij po jepte kallëzimin në komisariat, ka djegur me lëndë djegëse automjetin e nënës së 42-vjeçarit të shpallur në kërkim. Policia bën me dije se vijon puna për kapjen e Saimir Meçanit dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier për veprime të mëtejshme. Njoftimi i policisë: Dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 27-vjeçare me probleme të shëndetit mendor, shpallet në kërkim 42-vjeçari.

Në Komisariatin e Policisë Lushnjë, është paraqitur bashkë me 2 familjarë të saj, një shtetase 27 vjeçe me probleme të shëndetit mendor, e cila ka kallëzuar në prani të psikologut, se më datë , një shtetas kishte kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të.

Menjëherë pas kallëzimit, shërbimet e Policisë kryen veprimet hetimore dhe procedurale për rastin dhe në vijim shpallën në kërkim shtetasin S. M., 42 vjeç, banues në Lushnjë, i dyshuar për veprën penale “Marëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”. Gjithashtu, në vijim të veprimeve, u arrestua në flagrancë shtetasi D.

Y., 32 vjeç, vëllai i 27-vjeçares, pasi gjatë kohës që motra e tij po kallëzonte në ambientet e Komisariatit, dyshohet se ka djegur me lëndë djegëse, automjetin e nënës së 42-vjeçarit, autorit të dyshuar. Vijon puna intensive për kapjen e shtetasit S. M. dhe për dokumentimin e rrethanave të rastit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Burimi: Bota Sot