Një shtetas i Kosovës, i kërkuar nga autoritetet vendore përmes një urdhërarresti ndërkombëtar të INTERPOL-it, është ekstraduar nga Italia në Kosovë. Sipas Policisë së Kosovës, ekstradimi është realizuar më nga Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, në bashkëpunim me njësitë përkatëse policore dhe institucionet e drejtësisë.
I dyshuari ishte arrestuar më herët nga autoritetet italiane, pasi ndaj tij ishte lëshuar letërreshtim ndërkombëtar nga institucionet e Kosovës për veprat penale “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar”.
Policia ka bërë të ditur se personi i kërkuar dyshohet se i ishte shmangur drejtësisë, ndërsa pas ekstradimit është dorëzuar te njësitë përkatëse policore në rajonin e Prishtinës për vazhdimin e procedurave ligjore. Autoritetet kanë vlerësuar se ky operacion është realizuar falë bashkëpunimit ndërkombëtar ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe Italisë.
Policia e Kosovës ka njoftuar se do të vazhdojë bashkëpunimin me partnerët vendorë dhe ndërkombëtarë për kapjen dhe sjelljen para drejtësisë të personave të kërkuar. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
