Rreth 12 mijë banorë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre në jugperëndim të Francës, pasi zjarret pyjore kanë përfshirë disa zona të vendit. Autoritetet franceze kanë bërë të ditur se në rajonin Gironde flakët kanë shkatërruar më shumë se 2 mijë hektarë tokë, ndërsa ekipet e zjarrfikësve po vazhdojnë përpjekjet për vënien nën kontroll të situatës.
Për shkak të rrezikut të përhapjes së zjarreve, në zonat kryesisht pyjore është ndaluar qarkullimi i automjeteve me motorë me djegie të brendshme dhe atyre elektrike, ndërsa disa rrugë janë mbyllur për siguri. Deri më tani nuk janë raportuar persona të lënduar në Francë, ndërsa autoritetet po monitorojnë situatën. Zjarret kanë shkaktuar viktima edhe në vendet fqinje.
Në Itali është nderuar një zjarrfikës që humbi jetën gjatë ndërhyrjes për shuarjen e një zjarri pyjor në San Cataldo, ndërsa autoritetet raportuan për qindra vatra zjarri në Sicili. Autoritetet italiane kanë paralajmëruar se disa prej zjarreve dyshohet se janë shkaktuar nga faktorë njerëzorë dhe kanë kërkuar masa më të rrepta për parandalimin e tyre.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
