Dy gra dyshohen se kanë kryer veprën penale “dhunë në familje”, pasi dyshohet se kanë sulmuar fizikisht një burrë në Istog, të mërkurën mbrëma. “Ë shtë raportuar se dy të dyshuarat, femra kosovare, kanë sulmuar fizikisht viktimën, mashkull kosovar, duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekëso r”, thuhet në raportin e policies.
Forcat e rendit bënë të ditur se njëra nga të dyshuarat, pas intervistimit, është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa tjetra pritet të intervistohet gjatë ditës së sotme teksa rasti është duke u hetuar.
