Sot në orën do të zhvillohet ceremonia e varrimit të zyrtarit policor të Kosovës, Shaban Hajdari nga Prizreni, i cili u gjet pa shenja jete në zonën e Morinës, në Kukës. Namazi i xhenazes për të ndjerin do të falet në xhaminë e Dragomanit, pas së cilës do të zhvillohet ceremonia e varrimit. Hajdari, 35-vjeçar, ishte pjesëtar i Njësisë së Reagimit të Shpejtë në Policinë e Kosovës.
Lajmi për ndarjen e tij nga jeta ka prekur familjarët, kolegët dhe komunitetin ku ai jetonte e shërbente. Sipas ka raportuar ekskluzivihst Sinjali, ai u gjet i pajetë mëngjesin e 22 korrikut në varrezat e fshatit Morinë. Nga hetimet fillestare dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e një plage të shkaktuar me armë zjarri.
Arma e gjetur në vendin e ngjarjes dyshohet të ketë qenë arma zyrtare e shërbimit të policit. Ajo është sekuestruar si provë materiale, ndërsa hetimet po vazhdojnë nga institucionet kompetente të Shqipërisë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës. Familja, miqtë dhe kolegët e Shaban Hajdarit do t’i japin sot lamtumirën e fundit. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
