Zjarr në zonën kufitare Fier–Mallakastër, ekipet zjarrfikëse

0%

Një zjarr ka përfshirë zonën e Selishtës, në kufirin mes Fierit dhe Mallakastrës, duke vënë në lëvizje ekipet zjarrfikëse të të dy bashkive. Për menaxhimin e situatës janë angazhuar repartet e zjarrfikësve nga Fieri dhe Mallakastra, të cilat ndodhen në terren dhe po punojnë për izolimin e vatrës së zjarrit dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme të flakëve.

Deri tani nuk janë bërë të ditura shkaqet e shpërthimit të zjarrit, ndërsa mungojnë edhe të dhënat e sakta për sipërfaqen e përfshirë apo nëse ka rrezik për banesa dhe objekte pranë zonës. Autoritetet pritet të japin informacione të reja lidhur me gjendjen e zjarrit dhe rezultatet e ndërhyrjes së ekipeve në terren. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com