Ministria e Bujqësisë ka njoftuar se po vazhdon puna në terren për të vlerësuar dëmet e shkaktuara nga breshri në Istog, nevojat për ndërhyrje urgjente dhe masat agronomike që duhet të ndërmerren për ruajtjen dhe rikuperimin e prodhimit bujqësor.
Ky njoftim vjen një ditë pasi Armend Muja, ministri në detyrë, vizitoi fermerët e kësaj komune, prodhimet bujqësore të të cilëve u dëmtuan nga stuhia e breshrit më . “Vlerësimet janë të përqendruara në identifikimin e masave për ruajtjen dhe rikuperimin e kulturave shumëvjeçare, si dhe në përcaktimin e nevojave për rimbjelljen e kulturave të dëmtuara.
Ndërhyrjet agronomike dhe fitosanitare në ditët e para pas breshërit janë vendimtare për të parandaluar dëmtimet e mëtejshme, për të zvogëluar rrezikun nga sëmundjet dhe për të rritur mundësinë e rikuperimit të prodhimit.” – thuhet në . Ministria shton se rekomandimet profesionale do t’u përcillen fermerëve menjëherë pas përfundimit të vlerësimeve në terren.
Po ashtu thuhet se ministri Muja ka themeluar Shtabin për Menaxhimin e Situatës, i cili po bashkërendon veprimet ndërmjet institucioneve qendrore dhe lokale.
“Ministri ka udhëzuar përgatitjen dhe zbatimin e një programi të konsoliduar masash për rikuperimin e prodhimit bujqësor, i cili përfshin ndërhyrjet e menjëhershme agronomike dhe fitosanitare, mbështetjen për rimbjelljen e kulturave të dëmtuara, si dhe masat parandaluese për rritjen e qëndrueshmërisë së sektorit bujqësor ndaj ndryshimeve klimatike.” – njofton Ministria.
Ata thonë se po e zhvillojnë një program të integruar për menaxhimin e rrezikut në bujqësi, i cili përfshin pilotimin e skemës së sigurimeve bujqësore, zgjerimin e mbështetjes për investime në rrjeta mbrojtëse kundër breshrit.
“Zhvillimin e sistemeve të paralajmërimit të hershëm për fermerët, forcimin e rolit të Institutit Bujqësor të Kosovës dhe të shërbimeve këshilluese në terren, si dhe orientimin e skemave të mbështetjes drejt investimeve që rrisin qëndrueshmërinë e prodhimit bujqësor dhe ndihmojnë fermerët të rikuperohen më shpejt pas fatkeqësive natyrore.” – vazhdon njoftimi i Ministrisë.
KALLXO.com ka publikuar pamje të dëmeve të shkaktuara nga breshri në Istog të hënën, më .
