Aktivisti Gent Progni tha në fjalën e tij sot nga sheshi i protestës në ditën e 53-të të saj, se aksioni i qytetarëve do të vijojë dhe nesër do mblidhen që në mëngjes para Parlamentit edhe për të gjuajtur me vezë dhe miell, për të mos lejuar shitjen e Shqipërisë dhe votimin e ligjeve abuzive.
Ai i bëri thirrje edhe Policisë që të mos provokonte, kurse një mesazh e pati edhe për ministrin Blendi Gonxhe, që të mos sillej si patronazhist. “Nesër do jetë edhe më e bukur, në 8.30 para Parlamentit. Dua të jap edhe mesazh përbashkues. Në kohën e qoftëlargut Enverit i bëri spiuna brenda familjes, në kohën e demokracisë i bëri të krimit të gjithë, si besoj atij e këtij.
Nesër të jemi të gjithë atje së bashku dhe të heqim të kuqen e vezës. Mesazh edhe për Blendi Gonxhen që nuk çeli kurrë. Këto nuk janë armë, se na quajti palaço, korba, këto janë vezë, thyhet nuk të vret, nuk dëmtojnë. Boll komentove në rrjete sociale sikur je patronazhist dhe jo ministër, rrogën që merr se merr për të komentuar në rrjetet sociale.
Mesazh edhe për Policinë, mos na provokon se ne do gjuajmë edhe me vezë”, tha ai mes të tjerash. Eksperti i kibernetikës pati edhe jë mesazh për kryeministrin Rama, për të cilin tha se po e prisnin me vezë të Kryeministria, por ai hyri kundravajtje nga frika. “Një mesazh për kryeministrin që po dilte këtu nga zyra dhe u fut kundravajtje, se kishte frikë nga veza. Mos ki frikë nga veza.
Vetëm me vezë do gjuajmë, se veza mjafton që të tregojmë sa i pisët je, sa kriminel dhe hajdut je”, tha Progni. Në fund ai e mbylli me një mesazh dhe apel për pjesëmarrje masive nesër para Parlamentit, që të mos lejohet votimi i ligjeve abuzive për shitjen e Shqipërisë.
“Ne që jemi këtu në shesh meritojmë të përqafojmë dhe mbështesim njëri-tjetrin dhe nesër të jemi atje para Parlamentit për t’u treguar se s’do i shesin tokat tona dhe ligjet s’do ju lejojmë që t’i votoni”.
