Kaos në Buenos Aires pas humbjes së Argjentinës, shpërthejnë trazira

0%

Humbja e Argjentinës ndaj Spanjës në finalen e Kupës së Botës 2026 është shoqëruar me trazira të dhunshme në rrugët e Buenos Airesit, ku mijëra tifozë ishin mbledhur për ta ndjekur ndeshjen. Sipas mediumit argjentinas Infobae, incidentet nisën rreth orës , menjëherë pas përfundimit të finales, kur zhgënjimi i tifozëve u shndërrua në përleshje me forcat e policisë.

Të paktën 15 persona janë arrestuar, ndërsa disa civilë dhe shtatë efektivë policie kanë mbetur të lënduar gjatë incidenteve. Ngjarja nisi pasi disa tifozë u ngjitën mbi gardhin mbrojtës pranë Obeliskut, monumentit simbolik 67.5 metra të lartë në qendër të Buenos Airesit.

Pak çaste më vonë, situata doli jashtë kontrollit, teksa tifozët nisën të hidhnin shishe qelqi dhe sende të tjera në drejtim të policisë. Për të shpërndarë turmën, policia përdori gaz lotsjellës, topa uji dhe plumba gome. Sipas raportimeve, përplasjet zgjatën rreth 20 minuta, ndërsa shtatë policë pësuan lëndime të ndryshme. Edhe disa qytetarë mbetën të lënduar.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Një burrë raportohet se u godit me shqelma në fytyrë nga një prej pjesëmarrësve në trazira, ndërsa një grua mori ndihmë mjekësore, megjithëse gjendja e saj nuk është bërë e ditur. Pasi policia avancoi nga Avenue Corrientes drejt Avenue Belgrano dhe më pas në jug të qytetit, turma filloi të shpërndahej.

Pamjet e publikuara nga Buenos Airesi tregojnë efektivët e policisë me mburoja dhe shkopinj gome duke ndjekur protestuesit në rrugët e mbushura me mbeturina. Në një fotografi, një polic shihet duke goditur me shkelm një person të shtrirë në tokë. Ndërkohë, tensionet nuk munguan as në fushën e lojës.

Menjëherë pas fishkëllimës përfundimtare, lojtarët e Argjentinës u përfshinë në një përleshje masive me futbollistët spanjollë. Leandro Paredes ishte në qendër të incidentit, pasi u përplas me Gavin, duke e shtyrë dhe rrëzuar në tokë. Për sjelljen e tij, gjyqtari Slavko Vinçiç e ndëshkoi me karton të kuq pas përfundimit të ndeshjes./ Telegrafi

Burimi: Telegrafi