Një qytetare në protestën kundër qeverisë ka akuzuar ish-zv.kryeministren Belinda Balluku për situatën e ish-Uzinës së Përpunimit të Naftës në Ballsh, duke e bërë atë përgjegjëse për mbylljen. “Nuk e fal Belinda Ballukun që e shkriu Uzinën e Naftës në Ballsh. Hajdute! Madje premtoi se do ta rimëkëmbte dhe, pas një viti, e çoi për skrap. Nuk e fal!”, u shpreh qytetarja.
Ajo u bëri thirrje naftëtarëve dhe të gjithë qytetarëve shqiptarë që të jenë pjesë e protestës para Parlamentit ditën e nesërme më 23 korrik, kur zhvillohet seanca e fundit plenare. “Kudo që të jeni, në çdo vend të botës, nesër duhet të jeni aty, para Parlamentit“, përfundoi ajo. Qytetarja: Të gjithë të vijnë nesër para Parlamentit në mëngjes.
Edhe unë jam një e ardhur nga rrethet, por nuk e fal Belinda Ballukun që e shkriu Uzinën e Naftës në Ballsh. Hajdute, mafioze! Madje premtoi se do ta rimëkëmbte dhe, pas një viti, e çoi për skrap. Nuk e fal! Firmat e huaja që vijnë në naftën në Ballsh, në Patos-Marinzë, dhe sot bëhet protestë për marrjen e rrogave atje, për shpërblimin e tokave që u kanë marrë…
Të gjithëve u bëj thirrje nesër, naftëtarë të Ballshit dhe kudo që jeni, të qyteteve dhe bashkive që do t’ju shkrihen, a ju vjen keq për tokat tuaja, për vendlindjen? Kudo që të jeni, në çdo vend të botës, nesër duhet të jeni aty, para Parlamentit.
