Kuqezinjtë presin të fitojnë 20 milionë euro

0%

Vitet e fundit, Milan ka pasur marrëdhënie shumë të mira në merkato me Newcastle, duke finalizuar dy transferime të bujshme. Sandro Tonali në vitin 2023 dhe Malick Thiaë në vitin 2025. Lojtari i radhës që pritet të kalojë nga milan te “Qymyrxhinjtë” është Fikayo Tomori.

Qendërmbrojtësi anglez është gati të largohet nga kuqezinjtë një vit para përfundimit të kontratës dhe të rikthehet në Premier League. Tomori nuk është pjesë e rëndësishme e projektit të ri të Ruben Amorim, ndaj ai mund të largohet këtë verë. Të ardhurat nga shitja e tij mund të ndihmojnë në transferimin e objektivave që kuqezinjtë kanë për këtë merkato.

Sipas Corriere dello Sport, dy klubet janë duke diksutuar për të arritur marrëveshjen për shifrën 20 milionë euro.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot