Policia e Kosovës njofton për aksionin e sotëm me AKI-në, këto janë

0%

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksionin e zhvilluar sot në zyrat e Drejtorisë për Shtetësi, Azil dhe Migrim (DShAM), ku janë arrestuar katër persona nën dyshimin për përfshirje në veprimtari penale. Sipas njoftimit të Policisë, në kuadër të këtij operacioni janë arrestuar dy zyrtare të DShAM-së, ndërsa një zyrtare tjetër është intervistuar si e dyshuar.

Po ashtu, është arrestuar edhe një shtetas i huaj. Të arrestuarat nga radhët e DShAM-së janë G.J., e lindur më 1975, dhe F.Sh., e lindur më 1979, të dyja shtetase kosovare, ndërsa në cilësi të të dyshuarës është intervistuar edhe E.Q., e lindur më 1972. Policia ka bërë të ditur se në mesin e të arrestuarve është edhe D.K., i lindur më 1988, shtetas i huaj.

Njoftimi: Hetuesit policorë nga Sektori i Hetimeve të Departamentit të Policisë Kufitare, pas një hetimi disa mujorë, në bashkëpunim me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI), sot më , nën autorizimin e Departamentit për Krime të Rënda të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, ka realizuar një operacion kontrolli në zyrat e Drejtorisë për Shtetësi, Azil dhe Migrim (DShAM) nën dyshimin për përfshirje në veprimtari penale nga zyrtarë të kësaj drejtorie.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Policia ka sekuestruar prova dhe dëshmi relevante që lidhen me rastin. Janë arrestuar dy të dyshuar, zyrtarë të DShAM-së: G.J., (viti i lindjes 1975, femër kosovare) dhe F.Sh., (viti i lindjes 1979, femër kosovare). Në cilësi të të dyshuarit është arrestuar edhe D.K., (viti i lindjes 1988, mashkull, shtetas i huaj).

Po ashtu në cilësi të të dyshuarës është intervistuar edhe E.Q., (viti i lindjes 1972, femër kosovare). Personat e lartcekur, dyshohet se në bashkëkryerje kanë lëshuar leje qëndrimi për shtetas të huaj, duke u mundësuar atyre pajisjen me dokumentacionin përkatës, duke përfituar dobi pasurore në mënyrë të kundërligjshme.

Ndaj të dyshuarave është iniciuar rasti karshi veprave penale: ‘keqpërdorimi pozitës apo autoritetit zyrtar’, ‘marrja e ryshfetit’, ‘falsifikimi i dokumentit zyrtar’ dhe ‘dhënia e ryshfetit’. Me aktvendim të prokurorit, tre të dyshuarit e parë janë dërguar në mbajtje deri në 48 orë, kurse ndaj të dyshuarës E.Q., rasti do të zhvillohet në procedurë të rregullt.

Burimi: Bota Sot