Gjykimi i Momir Pantiqit dhe Zharko Zariqit për krime lufte në zonën

0%

Në Gjykatën e Prishtinës në gjykimin ndaj dy të akuzuarve për krime lufte, Momir Pantiq edhe Zharko Zariq, në seancën e së mërkurës () ka dhënë dëshminë dëshmitari Nezir Avdylaj. Sipas aktakuzës, Momir Pantiq, në kohën kur janë kryer krimet ka qenë kryeshef i stacionit policor në Istog, kurse Zharko Zariq ka qenë polic.

Ata akuzohen se në bashkëkryerje e kanë kryer veprën penale – krime lufte kundër popullsisë civile. Dëshmitari Nezir Avdylaj rrëfeu para Gjykatës se nga data qytetarët e Istogut kanë qenë të persekutuar nga shtëpitë e tyre dhe janë detyruar të dalin në mal. Dëshmitari tha se gjatë largimit nga shtëpitë e tyre i kanë parë shtëpitë e tyre duke u djegur.

Ai kujtoi edhe fjalët që një person me emrin Radenko ia kishte thënë atij. “Tha: ‘Ti profë, shkoni dhe q*** nanën komplet, se ju kurrë nuk keni me u kthy këtu, ktheje kokën këqyre shtëpinë tane tu u djegë se nuk ki me pa ma.’”- tha dëshmitari. Dëshmitari tha se nuk janë larguar nga Kosova por kanë shkuar në Dushanovë, ndërsa pas një dite janë kthyer përsëri në Istog.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Një natë kemi bujtë në Dushanovë dhe na kanë kthy prej Dushanovës drejtpërdrejt në Istog sepse aty na thanë ka bo marrëveshje Slloba me Rugovën që të ktheheni në shtëpi dhe në fakt jemi kthy”- tha dëshmitari. Tutje, dëshmitari tha se kur janë kthyer në Istog janë vendosur në një depo, ku pastaj iu është dhënë urdhër që të largohen nga aty dhe të vendosen të garazhda e familjes Alushaj.

“Ka dhanë urdhër Moma që me u tërhjekë prej aty me shku me u vendos te familja Alushaj, sepse ai ka pasë një garazh të madh dhe një bodrum të madh… Ne jemi vendosë në qat lokacion dhe në dy shtëpi,.. Kemi qenë 268 vetë të cilët jemi vendosur në qat lokal.”- tha dëshmitari. Dëshmitari theksoi se gjatë kësaj kohë kanë pasur vështirësi për shkak të mungesës së ushqimit.

Dëshmitari deklaroi se në vendqëndrimin e familjes Alushaj kanë qenë të vendosur deri më , deri kur kanë hyrë forcat e NATO-s në Kosovë. Avdylaj tregoi se gjatë qëndrimit aty i akuzuari Momir Pantiq u ka dërguar ushqim dhe së bashku me një zyrtar tjetër u ka dhënë ‘Kartona të gjelbër’.

“Në atë kohë sa kemi nejtë, Momo Pantiqi ka qenë edhe e ka pru do bukë dhe do konserva, ka ardhë me një zyrtar i cili ka qenë për dhënien e letërnjoftimit, dhe na kanë dhanë nga një ‘Karton të gjelbër’ si refugjat.’” – deklaroi dëshmitari Nezir Avdylaj. Dëshmitari tha se ishte interesuar për ‘Kartonat e gjelbër’ se pse u ishin dhënë.

“Po, e kam pyet Banen: ‘Pse këta kartona?’ Ai më ka thanë: ‘Na veç dojmë me e ditë se sa refugjatë i kena mrena, se ju për momentin jeni refugjatë.’ Ka qenë prezent edhe Momir Pantiqi gjatë shpërndarjes së kartonave.” – tha dëshmitari. Dëshmitari tha se u ka rastisur të shohin shumë forca policore e ushtarake serbe.

“Përveç policisë dhe ushtrisë ka qenë dhe një formacion tjetër i quajtur ‘Frenki’, me uniformë të zezë, dhe kanë pasur frena të vendosura si të kuajve dhe janë quajtur ashtu.” – tha dëshmitari. Dëshmitari tha se në territorin e Istogut edhe civilët kanë qenë të armatosur.

Për të akuzuarin Momir Pantiq dëshmitari tha se ka qenë kryeshef i policisë në Istog, dhe sipas tij për çdo gjë ai ka dhënë urdhër. “Momo Pantiqi ka qenë kryeshef, me gjithçka është marrë ky. Ky u kanë urdhërdhënës për çdo gjë që u bo aty me policinë edhe ushtarët serbë, vetëm për ushtarë të rregullt nuk e besoj, sepse asnjë ushtar i rregullt nuk ka hy te na.”-tha dëshmitari.

Avdylaj tha se personalisht ai nuk e kishte dëgjuar të akuzuarin Momir Pantiq duke dhënë urdhëra. Dëshmitari rrëfeu edhe një moment kur ai kishte qenë duke u ekzekutuar. “Ma kanë qitë kryet në hitha me m’vra.”- deklaroi dëshmitari. Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit Nezir Avdylaj, seanca e sotme () u ndërpre dhe e radhës është e caktuar për nesër, më .

Trupi gjykues në këtë çështje penale është i përbërë nga Donikë Shala-Abdyli (kryetare), Rrahman Beqiri dhe Kushtrim Shyti (anëtarë). Kujtojmë se në seancën e shqyrtimit fillestar të mbajtur më në Gjykatën e Prishtinës, dy të akuzuarit Momir Pantiq dhe Zharko Zariq nuk e kishin pranuar fajësinë . Çfarë thotë dosja e Prokurorisë?

Sipas aktakuzës së 1 shtatorit 2024 të pandehurit Momir Pantiq dhe Zharko Zariq akuzohen se gjatë viteve 1998-1999 në territorin e komunës së Istogut, në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të forcave policore serbe, vepruan në shkelje të rëndë të rregullave të së drejtës ndërkombëtare.

Sipas aktakuzës, Momir Pantiq nën përgjegjësinë individuale dhe përgjegjësinë komanduese si kryeshef i Stacionit Policor në Istog ka kryer vrasje, torturë, trajtim çnjerëzor, frikësim, shkatërrim të pasurisë, dëbim masiv dhe spastrim etnik të popullatës civile të nacionalitetit shqiptar në komunën e Istogut.

I pandehuri Zharko Zariq akuzohet se në cilësinë e policit të Stacionit Policor në Istog dhe si ekzekutues i urdhrave ka kryer vrasje, torturë, trajtim çnjerëzor, frikësim, shkatërrim të pasurisë, dëbim masiv dhe spastrim etnik ndaj popullatës shqiptare në komunën e Istogut. Aktakuzën voluminoze për këtë rast mund ta gjeni këtu .

Po ashtu të gjitha raportimet e tjera lidhur me këtë rast mund t’i gjeni në këtë LINK . Gjykimet për krimet e luftës Për masakrat dhe krimet e tjera të luftës dhe krimet kundër njerëzimit të kryera në Kosovë nga forcat serbe e jugosllave gjatë luftës së viteve 1998/1999 ishin gjykuar, e disa edhe dënuar, ish-udhëheqësit më të lartë politikë dhe ushtarakë të Jugosllavisë së mbetur dhe të Serbisë.

Ish-presidenti i Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviq ishte akuzuar për krime lufte dhe për krime kundër njerëzimit, të kryera nga forcat serbe e jugosllave në Kosovë. Millosheviq ishte akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, të kryera edhe në luftërat në Bosnjë dhe Hercegovinë, si dhe në Kroaci.

Gjykimi i tij në Gjykatën ndërkombëtare penale për ish-Jugosllavinë (ICTY), me seli në Hagë, nuk kishte marrë epilog pasi Millosheviq kishte vdekur më në qeli teksa po mbahej në paraburgim. Millan Millutinoviq, ish-kryetari i Serbisë, ishte liruar nga akuzat për krime lufte gjatë konfliktit në Kosovë.

Nikolla Shainoviq, zëvendëskryeministër i Republikës Federale të Jugosllavisë, ishte dënuar me 18 vjet burg për krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve apo zakoneve të luftës. Dragolub Ojdaniq, ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë jugosllave, ishte dënuar me 15 vjet burg për krime kundër njerëzimit.

Nebojsha Pavkoviq, ish-komandanti i Armatës së Tretë të Ushtrisë jugosllave, ishte dënuar me 22 vjet burg për krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve apo zakoneve të luftës. Vlladimir Llazareviq, ish-komandanti i Korpusit të Prishtinës të Ushtrisë jugosllave, ishte dënuar me 14 vjet burg për krime kundër njerëzimit.

Sreten Llukiq, ish-shefi i stafit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë për Kosovë, ishte dënuar me 20 vjet burg për krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve apo zakoneve të luftës. Aktgjykimin të plotë, në gjuhën angleze, e gjeni këtu.

Burimi: Kallxo