Teuta mbylli sot sfidën e radhës miqësore. Në Bullgari u luajt takimi me vendësit e Septemvri Simitli, ndërsa durrsakët fituan me rezultatin 0:3. Fillimisht shënoi Arifi në pjesën e parë. Rezultatin e vulosën golat e Boçit dhe Umejiegos. Ky ishte takimi i shtatë miqësor për të besuarit e Edlir Tetovës. Bie në sy se është sfida e parë në të cilën shënohen më shumë se dy gola.
Teuta është një nga klubet që ka transferuar emra të bujshëm në merkato. Në këtë sezon pretendimet janë për t’u rikthyer te trofetë.
