Egnatia po shkruan historinë në Europë. Sot do të luajë ndeshjen e parë të turit të dytë në Ligën e Kampioneve, pikërisht përballë Çeljes. Ndeshja do të nisë në orën . Stadiumi “Arena Egnatia” do të përjetojë të tjera emocione, pas fitores 6 me 1 ndaj Petrokubit në turin e parë. Trajneri Nevil Dede ka ndarë mendjen për formacionet zyrtare.
Kapiteni Albano Aleksi është surprizuar pasi do të jetë në stol. “Panorama Sport” ndërkohë ka raportuar ekskluzivisht se Aleksi është drejt largimit.
FORMACIONET ZYRTARE EGNATIA: Dajsinani; Sota, Bitri, Xhemajli, Haime, Loukili, Kryeziu, Fernando, Jago, Albanese, Bakajoko Trajner: Nevil Dede ÇELJE: Leban; Koutris, Hrka, Vukliseviç, Diounkou, Kvesiç, Daniel, Seslar, Dukuly, Kucys, Avdyli Trajner: Vitor Kampelos.
