Inter Miami ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit brazilian, Casemiro, i cili nis një aventurë të re në MLS. Ish-ylli i Real Madridit ka firmosur një kontratë trevjeçare me klubin amerikan. Me këtë lëvizje, Casemiro do të bëhet bashkëlojtar me Lionel Messin, duke iu bashkuar projektit ambicioz të Inter Miamit, i cili vazhdon të afrojë emra të mëdhenj të futbollit botëror.
Braziliani mbyll kështu një kapitull të rëndësishëm të karrierës së tij dhe është gati për sfidën e re në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
