Hendbollit pothuajse është zhytur në fukarallëk, dëshmia më e mirë janë edhe lëvizjet e pakta në afatin kalimtar veror. Nuk mbahet mend kaq pak lëvizje, duket se klubet po mbijetojnë ashtu si munden shumica prej tyre. Disa e kanë mendjen në përforcime nga shtetet afrikane dhe aziatike, kërkojnë lojtare të dorës së tretë!
“Ka përfunduar të martën afati i rregullt kalimtar veror në Federatën e Hendbollit të Kosovës. Afati veror ishte i hapur që nga 7 korriku, ndërsa nuk janë regjistruar lëvizje të shumta nga një klub në tjetrin. Tri kërkesa për lëvizje janë bërë te hendbollistët, ndërsa pesë kërkesa të tjera janë te hendbollistet. Por janë bërë shumë kërkesa të lojtarëve për status të lira.
Janë plot 26 kërkesa për status të lirë, që u mundëson lojtarëve të vendosin për skuadër edhe pas përfundimit të afatit kalimtar veror. Në mesin e lojtarëve që kanë paraqitur kërkesë për status të lirë janë edhe shumë reprezentues të Kombëtares së Kosovës.
Komisioni për regjistrimin e lojtarëve dhe transferimin e tyre do të shqyrtojë kërkesat e paraqitura dhe do të vendosë për to”, ka njoftuar FHK.
Konkurrenca e meshkujve: Isuf Kadrijaj KH Vëllaznimi – KH Deçani Ardrin Dobraj KH Prishtina – KH Deçani Aurel Balaj KH Istogu – KH Deçani Konkurrenca e femrave: Femrat Sia Celine Tolno KHF Prishtina – KHF Shqiponja Arbesa Kurtaj KHF Ferizaj – KHF KEK-u (dyfishtë) Shijesa Zeneli KHF Ferizaj – KHF KEK-u (dyfishtë) Leonora Rrahmani Kur (AZE) – KHF Samadrexha Anastasija Coguric Kur (AZE) – KHF Samadrexha
