Kaos nga moti i keq në Ballkan, mijëra dëme në bujqësi,

0%

Stuhitë e forta që përfshinë Ballkanin gjatë natës shkaktuan dëme të shumta në disa vende të rajonit, duke prekur bujqësinë, infrastrukturën dhe dhjetëra automjete. Në Bosnje dhe Hercegovinë, rajoni i Hercegovinës u godit më rëndë, veçanërisht zona e Nevesinjës. Kryetari i bashkisë, Milenko Avdaloviç, deklaroi se dëmet në sektorin e bujqësisë arrijnë në miliona marka boshnjake.

Sipas tij, stuhia shkatërroi pothuajse tërësisht kulturat e patateve, qepëve, lakrave dhe pemishtet, ndërsa dëme u raportuan edhe në vreshtat e zonave Grude dhe Ljubushki. Në Maqedoninë e Veriut, erërat arritën shpejtësi deri në 134 km/h në Shtip dhe 130 km/h në Shkup. Numri i emergjencës 112 mori mbi 9 mijë telefonata, ndërsa autoritetet raportuan 10 persona të lënduar.

Në kryeqytet u dëmtuan mbi 100 automjete, u rrëzuan 189 pemë dhe u dëmtuan disa ndërtesa publike, përfshirë Presidencën, disa ministri dhe aeroportin. Edhe Kroacia u përball me mot të ashpër, veçanërisht përgjatë bregdetit të Adriatikut. Në ishullin Hvar, niveli i detit u rrit me rreth 1.5 metra, duke përmbytur shëtitoren dhe disa rrugë në Stari Grad.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Rritje të nivelit të detit u regjistruan edhe në ishujt Vis dhe Korçula, por pa shkaktuar dëme të mëdha.

Burimi: Bota Sot