El Nacional ka publikuar një lajm të bujshëm ditën e sotme, sipas të cilit të paktën 4 lojtarë të rëndësishëm të Barcelonës, kanë lënë të kuptohet se janë kundër ardhjes së Julian Alvarez. I pari në listë është heroi i finales së Botërorit, Ferran Torres, i cili beson se i ka të gjitha cilësitë për të qenë ai sulmuesi kryesor i Barcelonës.
Në rast transferimi të Alvarez, Torres do të largohet drejt PSG-së ose Liverpool-it. Po ashtu Gavi dhe Pedri thuhet se nuk janë të bindur as ata për ardhjen e Alvarez. Të dy janë të afërt me Ferran Torres dhe kanë një marrëdhënie të fortë me të, kështu që nuk e shohin transferimin e argjentinasit si diçka pozitive. Së fundmi, përmendet edhe Raphinha.
Braziliani mendon se, meqenëse klubi tashmë ka siguruar Anthony Gordon dhe Karim Adeyemi, nuk ka nevojë të shpenzojë 150 milionë euro për Julian Alvarez.
