Arrestohen tre persona, vidhnin nga veturat në parkingjet e

0%

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin se janë të përfshirë në disa raste të vjedhjeve nga automjetet. Sipas Policisë, hetuesit e Stacionit Policor në Obiliq i kanë arrestuar të dyshuarit pas veprimeve intensive hetimore.

Bazuar në hetimet e deritanishme, ata dyshohet se kanë vepruar në mënyrë të organizuar dhe se për kryerjen e veprave penale kanë përdorur vetura me qira. Të dyshuarit dyshohet se kanë hyrë në parkingjet e restoranteve, kryesisht gjatë ahengjeve dhe organizimeve familjare, ku kanë identifikuar automjete të pambyllura.

Nga këto vetura, dyshohet se kanë vjedhur para dhe sende të tjera me vlerë. Policia thotë se ekziston dyshimi i bazuar se të arrestuarit nuk kanë vepruar vetëm në rajonin e Prishtinës, por dyshohet se kanë kryer vepra të ngjashme edhe në rajone të tjera të Kosovës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Hetuesit e Obiliqit, në koordinim me njësitë hetimore të rajoneve të tjera dhe Prokurorinë, po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të të gjitha rasteve. Me vendim të prokurorit, tre të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë, ndërsa ndaj tyre po vazhdojnë procedurat e mëtejshme ligjore.

Burimi: Bota Sot