Bisseck: Ne jemi më të fortët

0%

Yann Bisseck nuk fshihet dhe e konsideron Interin favorit për titullin e Serie A. Mbrojtësi gjerman, duke folur nga grumbullimi i ekipit në Donaueschingen, u shpreh me besim për potencialin e zikaltërve: “Të gjithë jemi shumë të motivuar. Besoj se askujt nuk i pëlqen faza përgatitore, por po punojmë shumë fort, gjatë dhe dy herë në ditë.

Nuk është pjesa ime e preferuar, por është e rëndësishme dhe mendoj se po punojmë mirë”. Me mungesat e Acerbit dhe De Vrij, si edhe me të ardhmen e pasigurt të Pavard, gjermani mund të ketë më shumë hapësira në formacion: “Nuk e di. Unë dua vetëm të luaj dhe të kem besimin e trajnerit Chivu. Duhet të jap gjithçka në fushë dhe të tregoj cilësitë e mia.

Ky është viti im i katërt këtu dhe dua të jem titullar ose një lojtar i rëndësishëm, si sezonin e kaluar”. Për objektivin e sezonit të ri, 25-vjeçari ishte i qartë: “Unë gjithmonë mendoj se jemi më të fortët, edhe kur nuk fitojmë. Futbolli është i çuditshëm, por nëse shfaqim cilësitë tona, kemi një mundësi shumë të madhe për të fituar një tjetër titull kampioni”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot