Pritje deri në 20 minuta në kufi, kolonat më të gjata në Dheu i Bardhë

0%

Fluksi në pikat kufitare të Kosovës ka shkaktuar pritje të shkurtra për udhëtarët, me kolonat më të theksuara në disa vendkalime gjatë ditës së mërkurë. Sipas të dhënave të fundit, pritjet më të gjata janë regjistruar në pikën kufitare Dheu i Bardhë, ku kolona arrin deri në 100 metra, ndërsa koha e pritjes për hyrje në Kosovë shkon deri në 20 minuta.

Në pikën kufitare Bërnjak, udhëtarët po përballen me pritje prej rreth 10 deri në 15 minuta, ndërsa në vendkalimet e tjera kufitare situata paraqitet më e qetë dhe pa vonesa të mëdha. Autoritetet vazhdojnë të monitorojnë gjendjen në pikat kufitare, ndërsa qytetarëve u rekomandohet të informohen për fluksin para nisjes së udhëtimit. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com