Tragjike: Dy fëmijë mbyten në det gjatë udhëtimit me varkë me

0%

Dy fëmijë të vegjël humbën tragjikisht jetën pasi varka me të cilën po udhëtonin u përplas me një shenjë lundrimi në kanal.

Një vajzë 9-vjeçare dhe një djalë 7-vjeçar u hodhën në ujë pasi varka Tidewater Custom 280, me të cilën po lundronin, u përplas me një shenjë të Kanalit Ndërbregdetar (Intracoastal Waterway) të shtunën në mbrëmje, pranë Berkeley Township, në New Jersey, shkruan Daily Star.

Sipas Policisë Shtetërore, drejtuesi i mjetit lundrues, Stephen Schneider, 63 vjeç, dhe pasagjerja Laurie Schneider, 64 vjeçe, i gjetën dy fëmijët pa shenja jete në ujë. Mediat amerikane raportojnë se çifti dyshohet të jenë gjyshërit e viktimave. Burime për Jersey Shore Online thanë se, para se të hipnin në varkë, grupi kishte qenë në restorantin MJ’s Restaurant Bar and Grill.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Pas aksidentit, fëmijët u dërguan me urgjencë në spital, por autoritetet në New Jersey konfirmuan se ata u shpallën të vdekur. Në një deklaratë, Policia Shtetërore e New Jersey tha : “Më 19 korrik, rreth orës , efektivët iu përgjigjën një njoftimi për një aksident të rëndë me mjet lundrues në zonën e gjirit të Berkeley Township”.

Burimi: Bota Sot