Ministri në detyrë i Infrastrukturës Dimal Bash ka njoftuar se ministria ka nisur ndërhyrjet për sanimin e rrëshqitjes së dheut dhe dëmtimit të trupit të rrugës në segmentin Krushevë e Vogël, në rrugën rajonale R204, që lidh Klinën me Gurrakocin.
Sipas njoftimit, janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për rehabilitimin e këtij segmenti dhe eliminimin e rrezikut për banorët dhe drejtuesit e automjeteve që qarkullojnë në këtë pjesë të rrugës. Përmes këtij intervenimi synohet rikthimi sa më i shpejtë i sigurisë dhe qarkullimit normal në këtë aks rrugor.
Nisin punimet për stabilizimin e rrëshqitjes në rrugën Klinë–Gurrakoc Basha ka falënderuar qytetarët për kujdesin dhe mirëkuptimin, duke bërë të ditur se punimet po zhvillohen me intensitet të lartë deri në përfundimin e sanimit.
