Eko-Llapi intervenon në rrugët e Obrançës së Podujevës

0%

NPL “Eko-Llapi” ka njoftuar se ekipet e mirëmbajtjes së hapësirave publike kanë vazhduar punën në terren për pastrimin dhe rregullimin e rrugëve dhe trotuareve në fshatin Obrançë. Gjatë këtyre punimeve është bërë largimi i shkurreve dhe barojave të padëshiruara, me qëllim përmirësimin e sigurisë dhe krijimin e një ambienti më të pastër për këmbësorët dhe drejtuesit e automjeteve.

Nga NPL “Eko-Llapi” është bërë e ditur se angazhimet për mirëmbajtjen e hapësirave publike do të vazhdojnë edhe në fshatrat e tjera të Komunës së Podujevës, bazuar në kërkesat dhe nevojat e qytetarëve. Qëllimi i këtyre ndërhyrjeve është që rrugët dhe trotuaret në të gjithë komunën të jenë më të pastra, më të mirëmbajtura dhe më të sigurta për komunitetin.

Burimi: Telegrafi