Përfundon verifikimi i nënshkrimeve në LDK, në pritje thirrja e

0%

Ka përfunduar procesi i verifikimit të nënshkrimeve të dorëzuara nga delegatët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), të cilët kanë kërkuar të thirret Kuvendi i jashtëzakonshëm i partisë për procesin e votëbesimit ndaj kryetarit Lumir Abdixhiku.

Sekretari organizativ i LDK-së, Visar Azemi, tha se, meqenëse procesi i verifikimit të nënshkrimeve ka përfunduar, tash janë në fazën e përgatitjeve organizative dhe teknike që i paraprijnë mbajtjes së Kuvendit.

“Sekretariati është duke punuar intensivisht që të gjitha procedurat dhe përgatitjet të përfundojnë sa më shpejt, në mënyrë që Kuvendi të organizohet me standardet më të larta organizative dhe statutare”- tha ai për Kallxo.com.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Sipas tij, sapo të jenë përmbushur të gjitha kushtet e nevojshme, Kryetari do të njoftohet dhe, në përputhje me Statutin, do të ndërmarrë hapat për thirrjen e Kuvendit. “Qëllimi jonë është që ky proces të përfundojë sa më shpejt, në mënyrë demokratike, transparente dhe me një organizim që i shërben unitetit dhe forcimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës”- shtoi ai.

Lumir Abdixhiku lajmëroi se pas dorëzimit të nënshkrimeve të delegatëve të Kuvendit të LDK-së për thirrjen e një Kuvendi të jashtëzakonshëm, konsideron se në rrethanat e krijuara nuk mund të angazhohet në negociatat për formimin e institucioneve të vendit.

“Në këtë pikë më duhet t’i njoftoj qytetarët e vendit tim se për shkak të kësaj nisme detyrohem t’i ndërpres të gjitha angazhimet për formimin e institucioneve të Republikës, që i prisnin me të drejtë tash e sa kohë.

Në këto rrethana, për shkak të kësaj nisme nuk do të ishte as serioze, as e përgjegjshme që unë të vazhdoja të negocioja në emër të LDK-së, ndërkohë që mandati im për të udhëhequr dhe përfaqësuar atë është vënë në diskutim nga brenda shtëpisë sime” – ka theksuar Abdixhiku.

Gjatë këtij adresimi, Abdixhiku ka bërë të ditur se në selinë e LDK-së janë deponuar 148 nënshkrime të delegatëve të LDK-së për mbajtjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm dhe shkarkimin e tij nga detyra e kryetarit të partisë. Sipas tij, pas verifikimit të plotë të nënshkrimeve pa asnjë vonesë do të caktohet data dhe vendi i mbajtjes së Kuvendit.

Sipas Statutit të LDK-së , Kuvendi thirret edhe atëherë kur këtë e kërkon 1/3 (një e treta) e delegatëve që e përbëjnë Kuvendin. Kuvendi i thirrur sipas paragrafit paraprak mbahet në afatin prej 60 ditësh nga dita kur është shtruar kërkesa me shkrim.

Mbledhja e nënshkrimeve për të thirrë Kuvendin e jashtëzakonshëm erdhi pasi që disa degë të LDK-së si Peja, Lipjani, Rahoveci, Dega e dytë e LDK-së në Prishtinë, ajo e Deçanit, e Austrisë kërkuan dorëheqjen e Abdixhikut pas rezultatit zgjedhor në qershor. Pasi që Abdixhiku refuzoi të dorëhiqej, filloi mbledhja e nënshkrimeve për shkarkimin e tij.

LDK në zgjedhjet e 7 qershorit ka fituar 18 ulëse në Kuvend pasi u rendit si subjekti i tretë në zgjedhje me 16.69% të votave.

Burimi: Kallxo