Rrokulliset një veturë në Sllatinë, policia në vendngjarje

0%

Një veturë është parë e rrokullisur në zonën e Sllatinës, sipas pamjeve të dërguara në redaksinë e Sinjalit nga lexuesit. Në pamjet shihet një automjet i përmbysur në rrugë, ndërsa ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar apo cilat kanë qenë rrethanat që kanë çuar deri te aksidenti.

Redaksia ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të marrë më shumë informacione lidhur me rastin, por deri në momentin e publikimit nuk ka pranuar përgjigje. Lajmi do të përditësohet sapo të ketë informacione të reja nga autoritetet. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com