Tomë Gashi ‘shpërthen’ për rikthimin e prokurorëve e policëve serbë:

0%

Avokati Tomë Gashi ka reaguar kundër mundësisë së rikthimit të zyrtarëve serbë që kishin dhënë dorëheqje nga institucionet e Kosovës në vitin 2022.

Ai ka pretenduar se dorëheqjet e rreth 600 policëve serbë dhe disa gjyqtarëve e prokurorëve ishin bërë me urdhër të Serbisë, me qëllim të dobësimit të institucioneve të Kosovës Gashi ka kritikuar deklaratat për rikthimin e tyre në punë, duke thënë se ata që largohen nga institucionet nuk mund të rikthehen pas disa vitesh, pasi sipas tij, një veprim i tillë cenon shtetin e së drejtës.

Postimi i plotë: A jeni tranu a? Japin dorëheqje për ta dobësuar Kosovën, tani duan të kthehen për ta rrënuar! Me urdhër të Presidentit të Serbisë, hiq më pak se rreth 600 policë serb të Kosovës e 20 gjyqtar e prokuror, në vitin 2022 patën dhanë dorëheqje me qëllim që ta dobësojnë Kosovën.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Kjo ndodhi vetëm sepse një Kryeministër me emrin Albin e mbiemrin Kurti veproi në mbrojtje të Kosovës, duke imponuar reciprocitet për targa të makinave — pra, Kurti nuk lejoi më targa me simbole të Serbisë të hynin në Kosovë si me qenë Kosova Serbi, siç kishin lejuar të gjithë kryeministrat para tij.

Tani, pas 4 vitesh nga dorëheqjet e tyre, këta polic, prokuror e gjyqtar — pasi dështuan në realizimin e taktikave të Serbisë — përsëri me urdhra të Serbisë duan të kthehen në punë në institucionet e Republikës së Kosovës (të cilën nuk e duan), me qëllim që ta dobësojnë edhe më shumë. Ani këta që po deklarojnë se duhet t’i kthejmë në punë 4 vite pas dezertimit!

Këta ose nuk janë normal (si ai dëshmitari i prokurorisë në Hagë në gjykimin kundër Thaqit), ose kanë ndonjë motiv tjetër. Sepse po të mungosh veç 4 ditë në punë, ti atë punë mundesh vetëm me andërru! Dikush këtu nime është tranu!

Burimi: Bota Sot