Një polic i Kosovës gjendet i vdekur në varrezat e Morinës në Kukës

0%

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës është gjetur i vdekur të mërkurën në mëngjes në varrezat e fshatit Morinë, në Shqipëri. Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Shtetit të Shqipërisë, Gentian Mulaj.

Sipas tij, më 22.07. 2026, rreth orës , është gjetur pa shenja jete shtetasi Sh.H., 35-vjeçar, banues në Prizren, punonjës policie në Njësinë e Reagimit të Shpejtë në Prizren. “Nga veprimet paraprake hetimore dyshohet se 35-vjeçari ka vrarë veten me armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”- ka deklaruar Mulaj për KALLXO.com.

Ai bëri të ditur se një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vazhdon veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Sipas Policisë së Shtetit, autoritetet shqiptare janë duke bashkëpunuar me Policinë e Kosovës për të verifikuar nëse arma e zjarrit e sekuestruar është arma e shërbimit të zyrtarit policor.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Policia e Shtetit po bashkëpunon me Policinë e Kosovës për të verifikuar nëse arma e zjarrit e sekuestruar është arma e shërbimit të 35-vjeçarit, si dhe për sigurimin e çdo informacioni që do t’i shërbejë dokumentimit të plotë ligjor të rastit” – tha Mulaj. Hetimet për rastin janë në vazhdim.

Burimi: Kallxo