Egnatia dhe Celje thuajse të sigurta për rivalin e turit të tretë

0%

Egnatia dhe Celje thuajse të sigurta për rivalin e turit të tretë! Pasditen e djeshme (21 korrik) në Jerevan të Armenisë skuadra e Ararat ka mundur 2::0 Shamrock Rovers-in duke hedhur një hap të rëndësishëm në turin e tretë eliminator të Champions League 2026-2027.

Për sportdashësit shqiptar ky duel ka mjaft rëndësi pasi sipas shortit të hedhur nga UEFA do të jetë pikërisht fituesja e këtij çifti rivali i radhës i çifit Egnatia-Celje.

Për të dy skuadrat që do të ndeshen sot në Egnatia Arena, në një ndeshje, e cila vjen për publikun shqiptar nëpërmjet Rrjetit të Radio Televizonit Shqiptar, rezultati në Jerevan është një plus i madh morali pasi Ararat konsiderohet si një rival i kalueshëm si nga Egnatia dhe nga Celje.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot