Pavarësisht se Franca nuk arriti dot të fitonte trofeun, Kylian Mbappe shkëlqeu në Botëror me 10 gola të shënuar, duke fituar “Këpucën e Artë” dhe kryeson renditjen e përgjithshme me 22 gola. Pas të marrë disa ditë pushimesh, Mbappe do të rikthehet te Real Madrid, për të nisur përgatitjet për sezonin e ri.
Sulmuesi francez u kthye në Madrid të hënën në mbrëmje dhe në një prononcim të shkurtër për El Chiringuito , u përgjigj shkurt “Po, po”, pyetjes së gazetarit nëse mezi priste të takohej me Mourinhon. Si Mourinho ashtu dhe Mbappe, gjithmonë janë shprehur me fjalë dhe vlerësime të mëdha për njëri-tjetrin.
Sulmuesi francez pritet të jetë boshti kryesor i formacionit dhe sistemit të Mourinho te Real Madrid.
