Goditet kafiteria HEB’S në Podujevë – hajnat marrin arkën me rreth 10

0%

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në një nga lokalet e rrjetit HEB’S në Podujevë, ku persona ende të paidentifikuar kanë depërtuar me forcë në objekt dhe kanë marrë arkën me mijëra euro.

Burimet e medias bëjnë të ditur se rasti ka ndodhur më 20 korrik, rreth orës , në kafiterinë HEB’S, e cila ndodhet brenda Qendrës Tregtare “Park Plazza”, në rrugën “Zahir Pajaziti”. Rasti është raportuar në Polici, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitë policore, të cilat kanë kontaktuar me menaxheren e pikës.

Sipas informacioneve që posedon sinjali, autorët dyshohet se kanë shkëputur dhe marrë arkën e fiksuar në mur, në të cilën ndodheshin rreth 10 mijë euro para të gatshme, të ardhura nga qarkullimi ditor i biznesit.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Përveç parave, grabitësit kanë shkaktuar edhe dëme të konsiderueshme materiale, duke dëmtuar derën hyrëse dhe një pjesë të murit të lokalit, me një vlerë të vlerësuar rreth 5 mijë euro. Po ashtu është dëmtuar edhe një pajisje elektronike me vlerë rreth 6 mijë euro.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit dhe krimteknika e Stacionit Policor në Podujevë, si dhe Njësia Rajonale e Hetimeve, të cilat kanë kryer ekzaminimin e vendit të ngjarjes dhe kanë mbledhur provat materiale. Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “Vjedhje e rëndë”, ndërsa Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Burimi: Bota Sot