Stuhia në Pozheran: Humb jetën një 61-vjeçar, lëndohen edhe dy persona

0%

Një 61-vjeçar ka humbur jetën pasditen e së martës në fshatin Pozheran të Vitisë, si pasojë e përkeqësimit të kushteve atmosferike, ka konfirmuar për Gazetën Sinjali zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani. Sipas Policisë, viktima dyshohet se ka rrëshqitur aksidentalisht në dyshemenë e ballkonit të shtëpisë, rreth orës , duke pësuar lëndime në kokë.

Ai u dërgua me autoambulancë në Qendrën Emergjente të Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan, ku mjeku kujdestar konstatoi se ishte pa shenja jete. Policia, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, po heton rastin, ndërsa me urdhër të prokurorit trupi është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

Po ashtu, si pasojë e kushteve atmosferike, dy burra nga Pozherani pësuan lëndime të lehta trupore pasi dyert hyrëse të oborrit të tyre u rrëzuan. Pas trajtimit në Qendrën Emergjente të Spitalit të Përgjithshëm në Gjilan, ata janë liruar për në shtëpi.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Policia u bën apel qytetarëve të kenë kujdes të shtuar gjatë motit të lig, të shmangin lëvizjet e panevojshme në zonat e rrezikuara dhe të respektojnë udhëzimet e institucioneve përgjegjëse. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com