Shpërndaje në: Erërat e forta gjatë të martës kanë ndikuar edhe në furnizimin me ujë në shumë fshatra të Gjakovës. Ndërprerja e energjisë elektrike si pasojë e erërave ka lënë jashtë funksionit stacionet e pompimit. KRU “Gjakova” njoftoi se për shkak të kësaj, pa furnizim me ujë të pijshëm do të mbesin disa fshatra deri në rikthimin e energjisë elektrike.
Fshatrat ku nuk do të ketë as ujë janë: Hereq, Novosellë, Firzë, Dol – Lipovec, Kusarë, Polluzhë, Pastasel, Pataqan, Hoqë dhe Opterushë. KRU njoftoi tutje se furnizimi me ujë do të rikthehet menjëherë pas rivendosjes së energjisë elektrike dhe vënies në funksion të stacioneve të pompimit.
