Tirana do sulmuesin 900 mijë eurosh! Lojtari është nga Kosova

0%

Tirana ka shfaqur interes për Drilon Hazrollajn, sulmuesin nga Kosova që mund të largohet nga Rapid Bukureshti vetëm një vit pas transferimit të tij të bujshëm. 22-vjeçarin u afrua në verën e vitit 2025 për shumën e 900 mijë eurove nga FC Malisheva.

Transferimi u konsiderua një tjetër goditje nga tregu kosovar, pas suksesit që Rapid kishte pasur më herët me lojtarë si Albion Rrahmani dhe Ermal Krasniqi. Megjithatë, aventura e Hazrollajt i nuk ka shkuar sipas pritshmërive.

“ProSport” të martën njoftoi se problemi kryesor që nuk po finalizohet transferimi te Tirana është paga e lojtarit, duke pretenduar se talenti i Kosovës po kërkon rreth 9 mijë euro në muaj, vlerë që klubi shqiptar nuk është në gjendje të paguajë. Megjithatë, menaxheri i lojtarit, Telaku për “Telegrafin” ka bërë të qartë se lojtari ende nuk ka vendosur për lëvizjen e radhës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Jo, marrëveshja ende nuk ka dështuar. Jemi në negociata. Klubet faktikisht janë pajtuar, por ne kemi edhe disa alternativa tjera që po i shohim”, konfirmoi aii.

Burimi: Bota Sot