Muja premton rrjeta kundër breshrit dhe Qendër të Paralajmërimit të

0%

Ministri i Bujqësisë, Armend Muja, ka paralajmëruar zgjerimin e mbështetjes për vendosjen e rrjetave mbrojtëse kundër breshrit, skemën e sigurimeve bujqësore dhe krijimin e një Qendre të Paralajmërimit të Hershëm për Fermerët, pas dëmeve të shkaktuara nga moti në Komunën e Istogut.

Gjatë vizitës te fermerët e prekur në këtë komunë, ai tha se dikasteri qe e drejton po e shqyrton ngritjen e një sistemi që do t’u ofrojë fermerëve paralajmërime meteorologjike në kohë reale, në mënyrë që ata të marrin masa mbrojtëse para goditjes së fenomeneve ekstreme të motit.

Muja tha se zgjerimi I mbështetjes për rrjetat kundër breshrit është një investim për mbrojtjen e kulturave bujqësore, ndërsa synohet edhe pilotimi i skemës së sigurimeve bujqësore, si hapi i parë drejt krijimit të një sistemi kombëtar të sigurimeve në këtë sektor. “Ndryshimet klimatike kërkojnë një qasje të re.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Synimi ynë është të ndërtojmë një bujqësi më të qëndrueshme përmes investimeve në parandalim, sigurime bujqësore, infrastrukturë mbrojtëse, sisteme të paralajmërimit të hershëm dhe këshillim profesional.

Sistemi ynë i mbështetjes po përshtatet vazhdimisht për t’iu përgjigjur sfidave që sjell klima dhe për të mbrojtur fermerët e Kosovës” , deklaroi ministri Muja, sipas një njoftimi të zyrës së tij.

Sipas tij, Instituti Bujqësor i Kosovës dhe Shërbimi Këshillimor Bujqësor do të angazhohen në terren për të ofruar këshilla profesionale për fermerët e dëmtuar mbi masat agroteknike që duhet të ndërmerren pas breshrit, me synim rikuperimin sa më të mirë të prodhimit.

Muja bëri të ditur gjithashtu se javën e ardhshme do të hapet Skema e Granteve 2026, e cila do të mbështesë investimet në sera dhe fidanë për rimbjellje, duke u mundësuar fermerëve të rikthejnë kapacitetet prodhuese dhe të investojnë në siç u tha, “sisteme më rezistente ndaj ndryshimeve klimatike”.

Gjatë vizitës në Istog, ministri u njoh nga afër me dëmet e shkaktuara nga breshri në kulturat bujqësore dhe theksoi se hapi i parë institucional është vlerësimi profesional i dëmeve nga Komisioni Komunal për Vlerësimin e Dëmeve, duke përshëndetur faktin që ky komision tashmë është themeluar nga Komuna e Istogut. /Kosovapress/ Ai nënvizoi se ndryshimet klimatike po rrisin frekuencën dhe intensitetin e fenomeneve ekstreme të motit, teksa premtoi se politikat e Ministrisë do të fokusohen gjithnjë e më shumë në parandalim, përshtatje dhe menaxhim të rrezikut, krahas adresimit të pasojave.

Burimi: Bota Sot